Sondazhi/ BDI fituese në zgjedhjet e 11 Dhjetorit?

Edhe 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, ndërsa partitë politike po vazhdojnë tubimet nëpër të gjithë vendin.

Në një sondazh të realizuar nga “TetovaSot” në “Facebook”, BDI është fituesja e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit.

Në këtë anketë kanë votuar mbi 4 mijë e 500 pjesëmarrës e cila është një parametër real për të matur rejtingun e partive politike shqiptare në Maqedoni ku çdo individ ka pasur mundësi të votojë vetëm një herë.

Në këtë anketë që ka zgjatur dy orë BDI ka marrë 1820 vota, ku me pas radhitet Aleanca për Shqiptarët me 1058 vota, më pas Rilinda me Besë me 721 dhe në fund PDSH-ja me 652 vota.

Sot pritet të publikohet një anketë e realizuar nga “Tv Telma” e mbështetur nga Ambasadat e huaja që do të tregojë një realitet sa i përket rejtingut të partive në këto zgjedhje. /albeu.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu