Kotzias e quan Maqedoninë ”fqiu i veriut”

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Greqia ka marrëdhënie miqësore me fqiun e veriut, dhe se të dy vendet kanë bërë disa hapa përpara, ndër të cilat janë edhe masat për ndërtimin e besimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kotzias e dha këtë deklaratë pas takimit të mbrëmshëm të tij me ministrin e jashtëm gjerman, Frank – Walter Steinmeier.

Diplomati grek ka bërë të ditur se diplomatët e të dy vendeve bëjnë punë të madhe dhe të rëndësishme, duke përmendur gazsjellësin Selanik-Shkup dhe linjën e re hekurudhore Lerin-Manastir.

Kotzias nuk e la pa përmendur edhe bashkëpunimin në sferën e arsimit, policisë dhe shkëmbimit të informacioneve.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu