Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar rastin “Kumanova”, por ka mbetur në pritje të shkresave nga ana e autoriteteve maqedonase për t’i zhvilluar këto hetime më tej.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha, ka thënë se është duke pritur shkresa nga shteti i Maqedonisë lidhur me hetimet për këtë rast.
Më 9 maj t ë vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë ka ndodhur një përleshje e armatosur mes policisë dhe një formacioni të armatosur, pjesëtarë të të cilit vinin nga Kosova, ku mbetën të vrarë 14 persona të armatosur, 8 policë të Maqedonisë ndërsa ishin arrestuar 29 persona të cilët akuzohen për terrorizëm.