Shtabi i BDI-së shpall fitoren e zgjedhjeve

Në Tetovë, në Selinë qendore të Bashkimit Demokratik për Integrim, Shtabi Zgjedhor i kësaj partie mbajti një takim, në përfundim të të cilit pjesëmarrësit konfirmuan se sipas të gjitha analizave, pas një fushate pozitive e të suksesshme, BDI del fituese dhe se tashmë ky Shtab Zgjedhor do t’i përqendrojë aktivitetet në moshumbjen e votave shqiptare me anë të përçarjes në parti të ndryshme.

Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI-së shpreh bindje për suksesin e partisë dhe për avancimin e çështjeve me rëndësi për shqiptarët. Me porosi të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, Shtabi Zgjedhor do të punojë tashmë që shqiptarët të kenë sa më shumë mandate në parlamentin e Maqedonisë, nëpërmjet partisë më të madhe të tyre.

BDI beson se vota e përçarë është votë e djegur. Bashkimi Demokratik për Integrim është shrephur se fitorja nuk do ta gëzojë nëse shqiptarët humbin mandate për shkak të shpërndarjes së votës.

Shtabi Zgjedhor i BDI-së njoftoi se fushata në vazhdim do të pëqendrohet në aktivitete për të arritur shmangien e një skenari të tillë të përçarjes së shqiptarëve të cilët sipas analizave i duhet të jenë të bashkuar që të mund të arrijnë një numër të madh deputetësh./ina


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu