Një nga muezinët e Mesxhid-i Aksa, Azzam Dyvejk, duke folur për projektligjin e sjellë nga Parlamenti i Izraelit (Knesset), ka thënë se “ezanin nuk mund ta ndalojë askush”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, Dyvejk ka thënë se ezani është një e vërtetë e Jerusalemit dhe se ai nuk do të mund të pengohet të buçasë në qiellin e këtij qyteti të shenjtë. “Ezani ka ardhur që nga koha e Profetit tonë të dashur deri në ditët e sotme. Ai do të vazhdojë të dëgjohet në qiellin e Jerusalemit deri në ditën e fundit të kësaj bote” ka shtuar ai.
Duke vënë në dukje se Parlamenti izraelit nuk do të mund ta aprovonte një ligj të tillë, Dyvejk në vijim ka shtuar: “Sepse ezani është një thirrje për njerëzit drejt Allahut. Ezani është një thirrje për lutje. Nuk është provokues politik. Ezanin nuk mund ta ndalojë askush.”
Muezini Dyvejk ka thënë se ka lindur në këtë qytet dhe se nga mosha 10 vjeçare ai thërret ezanin në Mesxhid-i Aksa si vullnetar. “Jam rritur në hijen e Mesxhid-i Aksa-së. Kjo hapësirë ka qenë hapësira e lojës time, hapësira ku un mësoja. Fakti që kam shtëpinë shumë afër saj ka shtuar tek un dashurinë për Mesxhid-i Aksa-në”, ka shtuar ai.