Ish-ambasadorja amerikane në Maqedoni, Xhilian Milovanoviç në profilin e saj në facebook duke shpërndarë foto nga mitingu i LSDM në Shkupk ka shkruar se këto janë zgjedhje në të cilat duhet të mposhten kriminelët që robëruan Maqedoninë.
“Mitingu proopozitar në Shkup më 4 dhjetor. Zgjedhjet janë më 11 dhjetor dhe këto janë zgjedhje për të fituar kriminelët dhe të shpëtojë Maqedonia nga kurthi në të cilin gjendet vendi. Siç më tha një gazetar, këto nuk janë zgjedhje ku duhet të zgjedhim midis partive të ndryshme, por zgjedhje kundër kriminelëve”, ka shkruar ish-ambasadorja amerikane. (INA)