Beteja për Kumanovën, BESA sfidon BDI-në dhe me fabula: ja ç’i ndodhi Ali Ahmetit me dy rrobaqepës

Kumanova mbetet “kocka e fortë” për partitë shqiptare në Maqedoni. Ngjarja e rëndë e Lagjes së Trimave, e ka shndërruar atë në qendër të vëmendjes këtë fushatë elektorale. Dhe Levizja BESA, risia e kësaj fushate dhe e politikës shqiptare në Maqedoni, ka arritur dhe në këtë qytet që të mbushë sallën me përkrahës, madje duke mbetur dhe dhjetra jashtë; e kjo përkundër faktit që rivales BDI nuk kanë shkuar mirë punët aty.

Dhe në tubimin e BESËS, gjëja më e veçantë ishte një rrëfim fabulesk i një prej krerëve të saj, Zejd Rexhepi; që kishte në qendër figurën e Ali Ahmetit.

“Para një kohe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti paska blerë një copë shtof, n’fakt e paska vjedh nuk e paska ble, dhe e ka thirr rrobaqepësin e tij prej Zajazi që t’ia qep një komplet kostumi. Dhe në momentin që vjen rrobaqepësi e sheh Ali Ahmetin dhe i thotë se nuk të përshtatet kjo se copë ka pak. Ali Ahmeti i hidhëruar ik. Dhe para dy netësh kur vjen këtu në Kumanovë dhe rastësisht e takon një rrobaqepës kumanovar, i cili sigurisht është tash mes nesh, dhe i thotë se një komplet kostumi, a mund të arrihet vallë prej kësaj cope? Rrobaqepësi e sheh copën nga njëra anë, dhe Ali Ahmetin nga ana tjetër dhe i thotë: unë jo një por dy komplete kostume t’i qepi nga kjo copë. Ali Ahmeti i habitur i thotë rrobaqepësit, si është e mundur kur rrobaqepësi nga Zajazi tha që nuk është e mundur një kostum ta bën e ju thoni që i bëni dy? Rrobaqepësi i’a kthen: O Ali Ahmeti, në Zajaz mendojnë se ti je i madh, po ti në Kumanovë je i vocërr dhe jo dy po tre t’i nxjerri bile”, njofton Tesheshi.

Sipas analistëve politikë në Maqedoni, besohet që BDI për herë të parë do ta humbë një njësi zgjedhore, edhe pikërisht zonën 2, pjesë përbërëse e së cilës është Kumanova dhe Likova, edhe kjo do të ndodhë nga një parti e re si është Lëvizja BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu