SKANDALOZE/ Ruzhdi Lata krahason rilindasit me Ali Ahmetin (FOTO)

Kryetari i komunës së Dibrës, njëherazi anëtar i kryesisë qëndrore të BDI-së dhe kryetar i degës së BDI-së në Dibër, Ruzhdi Lata, ka publikuar së fundmi disa fletushka, në të cilat paraqiten fotografi nga punimet e kryera në Dibër, dhe një pjese tekstuale ku shkruhet dhe manipulohet për qëllime politike me figura të ndritura të kombit tonë – Rilindasit kombëtar, si Haxhi Vehbi Agolli – Dibra, Iljaz Pashë Qoku – Dibra, Gjergj Fishta, etj. Transmeton Infoshqip.

Të krahasosh Rilindasit kombëtarë, që gjithë jetën e tyre punuan shqip, për Shqipërinë dhe shqiptarët, me politikanë si Ali Ahmeti dhe funksionarë tjerë të BDI-së që për 15 vite rradhazi kanë qene pjesë e një qeverie vrastare sllave, nga e cila kanë buruar me dhjetra raste të montuara, gjykime të montuara, vrasje politike, në dëm të shqiptarëve të pafajshëm, është propagandë e pashembullt fyese dhe poshtëruese për Shqiptarët dhe historinë tonë.

Haxhi Vehbi Dibra, e shumë të tjerë, vepronin dhe kontribonin për Shqipërinë me Ismail Qemalin dhe iluministë tjerë të ndritur, dhe jo për Ali Ahmetin dhe Nikolla Gruevskin./InfoShqip.com

15288693_1263564250371389_594923998245332050_o


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu