Zaev në Dibër: Mjaft më nga ndarjet në bazë partiake dhe etnike

Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM­ja sonte mbajti tubim parazgjedhor në Dibër. Para banorëve të Dibrës dhe të komunave fqinje Qendra e Zhupës dhe Mavrovë Rostushe, fjalim pati lideri i LSDM­së, Zoran Zaev, i cili duke bërë thirrje që ta japin votën për koalicionin “Për jetë në Maqedoni”, theksoi se do ta bëjë Maqedoninë vend të mirë për jetesë. “Mjaft më nga ndarjet mbi baza partiake e etnike dhe grupe sociale”, tha Zaev. Vendi ynë, theksoi, është në NATO dhe BE, nuk ka alternativë tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu