Shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një tjetër përfaqësim politik

Problemet në Kosovë duken tepër të medha dhe të pazgjidhshme të paktën në të ardhmen e afërt, por jo kur krahasohen me gjendjen dhe problemet e shqiptarëve në Maqedoni. Përqarja e shqiptarëve në Maqedoni është shumë më e rrezikshme se kjo në Kosovë, për arsyen se atje kemi një shumicë maqedone (bullgare) e cila dëshiron një Maqedoni pa shqiptarë, apo me sa më pak shqiptarë. Kjo vërehet qartë në politikat diskriminuese të shtetit maqedonas, që për më keq bashkëqeveris me një parti shqiptare e cila dikur njihej si parti trashegimtare e luftës së vitit 2001 në Maqedoni, pra BDI. Tani pyetja shtrohet sa a e ka ende kjo parti mbështetjen e dikurshme ose thënë më drejt a e meriton kjo parti dhe në përgjithësi kjo klasë politike që shqiptarët përsëri t’i besojnë qeverisjen

Botërisht dihet që shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton dhe njëherit faktorë shumë i rëndësishëm në ndërtimin e shtetit. Por, a ndihen dhe a trajtohen shqiptarët si të tillë. Politikat diskriminuese, ndarja joproporcionale buxhetore për komunat me shumicë shqiptare, aksionet policore dhe rastet e montuara kanë bërë që shqiptarët të ndihen të huaj në vendin e tyre. Dhe i gjithë ky organizim i tërë aparatit shtetëror në dëm të shqiptarëve bëhet para syve të partisë shqiptare në pushtet tash e disa vite BDI-së. Madje në shumicën e rasteve është vet ajo që mundohet të argumentojë dhe të i arsyetojë veprimet fashiste të partisë maqedone me të cilën bashkëqeveris.

Shqipëtarët duruan rastin e Sopotit, rastin e Brodecit, “monstrën”, rastin e Kumanovës, vrasjen dhe burgosjen e çlirimtarëve të cilët refuzuan t’i nënshtrohen politikave antishqiptare. Përjetuam edhe projektin “Shkupi 2014” dhe enciklopedinë maqedonase përmes të cilave synohet që shqipëtarët të paraqiten si popull ardhacak, pa histori dhe traditë në Maqedoni. Dhe më e keqja të gjitha këto edhe padrejtësi tjera që ndodhin çdo ditë, bëhen në bashkëpunim ose me leje të partive shqiptare në pushtet. E nëse partia shqiptare në pushtet nuk pajtohet me këto veprime antishqiptare por nuk ka forcë për t’i ndalur, atëherë më e pakta që do të mund të bënte është të jepte dorëheqje dhe të lëshonte rrugë për të tjerët, të cilët nuk janë kaq lehtë të shantazhueshëm.

Një pjesë të fajit për ketë situatë në të cilën gjenden shqipëtarët në Maqedoni është edhe klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri, e cila jo vetëm që nuk interesohet dhe angazhohet për mirëqenien e shqiptarëve atje por për më keq edhe mban raporte të afërta dhe i jep mbështetje në kohë të zgjedhjeve politikanëve shqiptarë në pushtet në Maqedoni. E keqja që i kanoset shqiptarëve vazhdon të vie nga vet shqiptarët. Neve na duhet të kërkojmë llogari së pari nga vetja jonë dhe ata që kanë marrë përgjegjësinë të na përfaqësojnë. Dhe ky presion duhet të vazhdojë deri sa shqiptarët të jenë dhe të trajtohen si etni shtetformuese në Maqedoni, të lirohen nga burgjet të gjithë shqiptarët e dënuar padrejtësisht përmes proceseve të montuara ndërsa arkitektët e këtyre rasteve të montuara të vihen para drejtësisë, të njihet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror. Të gjitha këto ndryshime në të mirë të shqiptarëve nuk do të mund të arrihen pa e larguar së pari partinë shqiptare në pushtet e cila në këto vite të bashkëqeverisjes më shumë u solli dëme se sa të mira shqiptarëve. Prandaj, më 11 dhjetor është rasti që shqiptarët t’i ndëshkojnë ata që e tradhtuan idealin e çlirimtarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu