Pastronte paratë e trafikantit të ekzekutuar, kapet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Altin Badini, 39-vjeç, i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga gjykata për veprimtari kriminale.

Badini është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, pasi fshehu parat e një trafikanti droge të ekzekutuar në Tiranë gjatë një atentati në vitin 2012.

39-vjeçari Badini, më 15 prill 2006, gjatë një kontrolli të bërë nga policia në hyrje të qytetit të Sarandës, në kohën që ky po udhëtonte nga Tirana për në Sarandë me automjetin taksi TR 047B, iu gjet shuma 70 mijë euro që kishte me vete.

Kontrolli i kryer gjatë rrugës, u realizua, pasi Balliu ishte person nën hetim dhe komunikimet e tij telefonike ishin vënë në përgjim.

Mësohet se Badini ishte në dijeni se kujt i përkisnin parat e sekuestruara, si dhe rezulton të ketë ditur prejardhjen e tyre.

Ai u arrestua ditën e sotme nga Komisariati Nr.1, Tiranë, për veprën penale të pastrimit të parave.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu