Alarm në Angli/ Ja çfarë pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme

Një “mjegull e rrezatimit radioaktiv” pritet të “pushtojnë” Anglinë në 24 orët e ardhshme, raportojnë mediat lokale.

Personat të cilët janë me astmë apo probleme të tjera shëndetësore janë më të rrezikuar dhe janë paralajmëruar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura sa më shumë të jetë e mundur.

Ekspertët paralajmërojnë se mund të krijohen probleme edhe me shikimin, që mund të kufizohet deri në 100 metra, transmeton Syri.

Nivelet e ndotjes pritet të arrijnë midis 48 dhe 64 mikrogram për metër kub, që është mjaft e lartë për të nxitur probleme të frymëmarrjes.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu