Bartësi i listës në njësinë zgjedhore 2 të BDI-së, Ejup Alimi bashkë me gjeneral Nasim Haradinaj edhe Emrush Mazrekaj (vëllai i dëshmorit Shpend Mazrekaj) kanë qenë sonte në konak te Xhezmi Sulejmani (Baca Xhez) në Haraçinë ku në vitin 2001 ishte Shtabi i UÇK-së.
Në mesin e tyre ka qenë edhe Nazmi Sulejmani- komandant Arusha, ndërsa të pranishënm kanë qenë edhe ministrat aktual Driton Kuçi dhe Pishtar Lutfiu, si dhe kandidati për deputet në po këtë njësi zgjedhore Fuat Beqiri, njofton Aktuale.mk.