Makinë-bombë para ambasadës amerikane në Shkup, MPB po heton rastin?

Ambasada e SHBA-ve në Shkup mbrëmë ka alarmuar për një makinë të dyshuar me eksploziv pranë saj. Rasti është alarmuar rreth orës 18.00, kur nga kjo ambasadë është thirrur Ministria e brendshme, e cila është informuar se para hyrjes ishte parkuar një makinë, që pas kontrollit nga detektorët e ambasadës ka rezultuar pozitivisht për eksploziv.

Sipas portalit, Nova, MPB menjëherë ka dërguar ekipin e antiterrorit dhe kanë marrë veturën për hetim të metejshëm. Policia ka intervenuar te Ambasada amerikane dhe ka bllokuar rrugët për aty.

Ambasada amerikane nëpërmjet tviter profilit të vet ka lajmëruar se sonte nuk do mund të kontaktoni me të nëpërmjet operatorëve vendor dhe të gjitha komunkimite mund të bëhen nëpërmjetë linjës së ambasadës./ina


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu