Nikolla Gruevski: Ne j’ua sollëm lirinë e vërtetë

Fjalime nacionaliste, fjalime kundër gjuhës shqipe, kundër flamurit shqiptar, kanë jehuar sonte në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Komunën Qendër të Shkupit. Lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski, para banorëve të Qendrës, tha se është turp që LSDM-ja po flet për liri dhe demokraci, pasi në kohën e tyre qytetarët kanë jetuar më keq dhe është cenuar liria e tyre. Gruevski shtoi se me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, qytetarët e Maqedonisë filluan të jetojnë në liri, raporton SHENJA.

“Ata kanë qenë simbol i qeverisjes jodemokratike. Edhe sot janë simbol i sjelljes jodemokratike. E imponuan agresivitetin si mënyrë e sjelljes qytetare dhe politike, me principin se kush nuk është me ata, është kundër tyre”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski./shenja


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu