Paaftësia e udhëheqësve shqiptarë, papërgjegjësia dhe shitja e interesave kombëtare

Arsyeja e tetëmbëdhjetë pse duhet të protestojmë në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedonia, më 11 dhjetor 2016, është: PAAFTËSIA E UDHËHEQËSVE SHQIPTARË, PAPËRGJEGJËSIA DHE SHITJA E INTERESAVE KOMBËTARE

Nga paaftësi e udhëheqësve, papërgjegjësia dhe shitja e interesave kombëtare, gjysma e territoreve etnike shqiptare janë zbrazur dhe pushtuar me dhunë nga popujt fqinjë.

Shumë qytete dhe fshatra, rajone të tëra të banuara nga shqiptarët autoktonë në territorin e Maqedonisë së sotme, janë boshatisur, zbrazur e fikur, janë shuar përgjithmonë, për shkak të shitjes së interesave kombëtare nga vetë udhëheqësit shqiptarë, nga viti 1913 e deri më sot?

Sikur ta kishin udhëheqësit shqiptarë të derisotëm vetëm një fije krenarie, nderi dhe dinjiteti njerëzor dhe kombëtar, përgjegjësie krenarie kombëtare, Maqedonia e sotme do ta kishte kryeqytet të vetin Shtipin, e jo Shkupin!

Ja çfarë thotë prijësi malazez, Mark Milani, armiku i përbetuar i shqiptarëve, për sojin e këtyre udhëheqësve ka thënë: ,,Nga praktika është vërtetuar se shqiptarin ma lehtë mund ta pushtosh me të mirë se sa me të keq. Shqiptarit duhet t’i kërkosh besë, fjalën e nderit, ta përvetësosh me ndonjë dhuratë e pozitë të vogël, sidomos parinë e fisit dhe të fesë, pastaj ai do të shërbejë sipas qejfit tënd, madje edhe kundër interesave të tij kombëtare, do të futet në ujë dhe në zjarr për ty.”

Si pasojë e shitjes së interesave kombëtare nga vetë udhëheqësit shqiptarë, Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Maqedonia e sotme, në gjysmën e territoreve të tyre shtrihen mbi tokat e pushtuara shqiptare, sidomos gjatë periudhave: 1804-1912, 1813-1939, 1945-1966, 1963-1990, 1991-2016.

hart


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu