Bejta: Sa ma e fortë të jetë BDI-ja, aq më e fortë do të jetë shoqëria shqiptare

Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Intregrim, z. Nevzat Bejta në fjalimin e tij në mitingun e mbajtur në fshatin Forinë dhe më pas edhe në Çegran, ku i pranishëm ishte edhe kreu Ali Ahmeti, deklaroi që vota për BDI-në është votë për familjet shqiptare, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.

“Bashkë me funksionarët tanë qofshin ministra, deputetë, drejtorë apo funksione të tjera, çdo herë kemi qenë pjesë e pashkëputur e popullit.

Hallet, brengat i ndamë bashkë. Pas datës 11, do të vijë 12 Dhjetori dhe ne përsëri do të jemi bashkë dhe do të angazhohemi për të zgjedhur çdo problem dhe hall që kemi mes veti.

Përsëri do të angazhohemi që të realizojmë projekte që shkojnë në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Prandaj, u ftoj që edhe këto pak ditë që na kanë ngelur deri në ditën e votimeve, të ftojmë çdo anëtarë të familjeve tona, të votojnë për BDI-në dhe liderin tonë, Ali Ahmeti.

Sa ma e fortë të jetë BDI-ja, aq më e fortë do të jetë shoqëria shqiptare.

Sa më i fortë të jetë lideri jonë Ali Ahmeti, aq më të fortë do të jemi të gjithë ne”, tha mes tjerash Bejta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu