Ne jemi n’pozicion më t’mirë se Serbia. Askush s’po kërkon nga ne që t’heqim dorë nga shtetësia!

Nga: Azem Vllasi:

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë; politika e shqiptarëve në Kosovë duhet të ndërtojë unitet për këtë çështje.

Dialogu gjithsesi duhet të vazhdojë, ne duhet të kemi konsensus, unitet, sepse dallimet në çeshtjet esenciale i krijojnë inatet e vogla, të cilat duhet ti lëmë anësh.

Nuk duhet nga ana jonë me thënë se dialogun nuk e kemi prioritet, sepse dialogu është një prej çështjeve me prioritet, sidomos në politikën e jashtme. Ne jemi në pozicion më të mirë, sepse prej shteteve kryesore perendimore askush s’po kërkon nga ne që të heqim dorë nga shtetësia apo të bëjmë kompromise për çeshtjen e shtetësisë.

Bota ka shumë probleme të tjera dhe nuk mund të merren me ne dhe Serbine pafundësisht. Duhet të ekzistojë një bashkëpunim i plotë mes pozitës dhe opozites, sepse kjo është çështje për interes të shtetit tonë.

Kështu, në procesin e bisedimeve me Serbinë pala jonë nuk duhet ta vë në tavolinën e dialogut çështjen e shtetësisë, kufijve dhe strukturen e brendshme kushtetuese.

Synim i palës kosovare në Bruksel duhet të jetë që ti përkujtohet Aleksandar Vuçiqit kjo që thash më lartë, i cili përsërit vazhdimisht frazën për një zgjidhje kompromisi.

Dialogu në Bruksel është përcjellë prej Këshillit të Sigurimit si dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe jo siç shprehet pala serbe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse kjo çështje është zgjidhur dhe Kosova është shtet.

Ne po shkojme në dialog vetëm për normalizimin e marrëdhënieve, sepse çështja e statusit të Kosovës është kryer me vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu