“Luftë verbale” mes Shtëpisë së Bardhë dhe Donald Trump

Shtëpia e Bardhë tha se nuk e di se si presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka nxjerrë shifrën prej katër miliardë dollarëve për zëvendësimin e aeroplanëve presidencialë.

“Disa prej statistikave që janë cituar, mund të themi se, nuk reflektojnë natyrën e marrëveshjes financiare mes Boeingut dhe Departamentit të Mbrojtjes”, ka thënë zëvendësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Trump më parë kishte shkruar në Twitter se qeveria duhet të anulojë blerjen e avionit të ri presidencial që prodhon “Boing”, sepse, siç tha ai, është shumë i shtrenjtë.

“Boeing” ende nuk ka komentuar mbi deklaratën Trumpit.

Forcat Ajrore amerikane ka treguar më parë se për dy avionët e ri janë ndarë 1.65 miliardë dollarë, dhe për “Boeing” në janar të këtij viti është nënshkruar kontrata e parë me vlerë 25.8 milionë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu