Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë ku një nxënës është qëlluar katër herë me kallashnikov.
Vrasja e nxënësit ka ndodhur pranë gjimnazit “Frang Bardhi”.
Policia raporton se sipas dëshmitarëve nxënësi është qëlluar katër herë me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend, dhe ka terrorizuar nxënësit dhe qytetarët që kanë qenë në vendngjarje.
Ende nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe gjetjen e autorit të vrasjes.