“Dy martohen 100 tërbohen” jo më kot kjo shprehje ka gjetur vend në çdo dasëm shqipëtare.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Departamenti për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, listohen shtetet e botës në bazë të sasisë së shpenzimeve që bëjnë për ceremoninë e dasmës.
Sipas hartës së mëposhtme shpenzimet më të larta për dasma bëhen në vendet e Lindjes së Mesme si dhe në shtetet post-komuniste.
Për sa i përket Evropës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8.
Shtetet që harxhojnë më tepër në kontinentin tonë janë Azerbajxhani dhe Bjellorusia.