Është prezantuar makina që arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h më shpejt se çdo makinë tjetër rruge.
Rimac Nevera e arrin këtë shpejtësi për 1,85 sekonda dhe interesant është fakti që bëhet fjalë për një makinë elektrike.
Marka që shumë pak e njohin ia kalon në këtë aspekt supermakinën Bugatti Chiron.
Kjo makinë do të kushtojë rreth 2,5 milionë euro dhe do të prodhohen vetëm 150 njësi. Rimac Nevera ka 4 motorë elektrikë, që së bashku krijojnë 1914 kuaj fuqi. Me një karikim baterie mund të udhëtohet për rreth 500 km.