Aktivistët e BDI-së së Çairit mbrëmjen e djeshme kanë shpërndarë fletushka të partisë së tyre të cilët i kanë vendosur nëpër makinat e qytetarëve. Mirëpo kjo ka ngjallur reagime të shumta, ngase disa qytetarë me të parë ato, kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë dënim, apo faturë të EVN-së, ngase janë mësuar që për çdo ditë të jetuar gjatë këtij regjimi të përballen me dënime të shumta. I tillë është edhe ky komenti që ka bërë bujë në rrjetin social facebook: “Mos ma vendos këtë fletushkë në kerr se po më duket si fatura e EVN-së.