Barack Obama ka deklaruar në fjalimin e tij të fundit mbi sigurinë kombëtare, se Amerika nuk mund ti shpalle lufte islamit, sepse kjo do t’i kushtojë shtrenjtë. Vendi yne është vend i shpresës dhe jo i frikës”.
“Duhen mbrojtur të drejtat qytetare, sepse kështu luftohet terrorizmi. “Stigmatizimi i myslimanëve dhe të vepruarit sikur vendi të jetë në luftë me Islamin inkurajon ekstremistët e do të ketë edhe një kosto njerëzore e morale për Amerikën. Nuk mund të qëndrohet në gjendje të përhershme lufte”, tha Obama.
“Ne jemi pikërisht vendi që ka derdhur gjak kundër kësaj forme të diskriminimit e kundër normave arbitrare”, tha Obama./shqiperiaime