Një shqiptar nga Shkupi, i moshës rreth 30 vjeçare, ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në një kamp refugjatësh në Rejkjavik të Islandës.
30-vjeçari i ka vënë flakën vetes, për shkak se autoritetet e Islandës kanë dashur ta kthejnë në Maqeodni, duke mos e marrë parasysh kërkesën e tij për azil, njoftojnë për Gazetën Lajm, shqiptarë tjerë që gjenden në këtë kamp.
Ata thonë se rasti ka ndodhur në mesditë.
I riu ka marrë djegiet e rënda gjatë tentimit për t’u vetëdjegur.
Shqiptarët që gjenden në këtë kamp thonë se janë në gjendje të vështirë dhe paralajmërojnë masa radikale. /albbeu.com/