Pas një telefonate të papritur javën e kaluar me lideren e Tajvanit dhe reagimeve të qeverisë së Pekinit pas një deklarate akuzuese kundër Kinës në Twitter nga presidenti i sapozgjedhur në SHBA Donald Trump jepen sinjalet e një periudhe me tensione të larta mes dy ekonomive më të mëdha të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump dy ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonike me lideren e Tajvanit, Tsai Ing-wen. Në këtë bisedë e cila ka zgjatur afërsisht 10 minuta u diskutuan çështjet e ekonomisë dhe të mbrojtjes.
Trump i cili ka shkaktuar habi në opinionin botëror me zgejdhjen e tij, pa e marrë ende detyrën presidenciale ka shkaktuar shqetësim në të dyja vendet me publikimet në Twitter të cilat janë në kundërshtim me traditën diplomatike që prej vitit 1979 e deri më tani mes qeverisë së SHBA-ve dhe Kinës.
Donald Trump në Twitter shkroi: “Sot liderja e Tajvanit më telefonoi për të më uruar fitoren time në garën presidenciale. Faleminderit”.
Qeveria e Pekinit në lidhje me këtë bisedë ka akuzuar palën tajvaneze, ku ministri i Jashtëm kinez Wang Yi duke e cilësuar “lojë manipuluese” palën tajvaneze tha se këto iniciativa të tilla nuk do të mund të ndryshojnë idenë e komunitetit ndërkombëtar.
Përkundër kësaj Trump publikoi mesazhin “Sa interesante është që më duhet të mos pranoj telefonatën e urimit nga presidentja e Tajvanit pavarësisht se SHBA-të i shesin miliarda dollarë armatime ushtarake Tajvanit”.
Vitin e kaluar vëllimi tregtar mes Tajvanit dhe SHBA-ve u realizua me 86.9 miliardë dollarë. SHBA-të ndaj Tajvanit i cili është i 14-ti në mesin e të mëdhenjve në tregun e eksportit, që nga viti 1970 e deri tani në kuadër të ndihmës për mbrojtje Washingtoni i ka shitur pajisje ushtarake me një vlerë prej 12 miliardë dollarësh.
Përdorimi i shprehjes “presidenjta e Tajvanit” për lideren tajvaneze dhe theksi për tregtinë e armëve me miliarda dollarë nga Trump, nuk është në përputhje me traditën diplomatike të Washingtonit e cila bën në mënyrë të kujdesshme balancën Kinë-Tajvan.
Shprehjet e përdorura nga lideri republikan pavarësisht se nuk pranojnë në përgjithësi nënkuptojnë njohjen e Tajvanit. Ministri kinez Wang në lidhje me bisedën telefonike tha se “nuk mendoj se SHBA do të ndryshojë politikën e vetme të Kinës të cilën e ka pranuar që prej shumë vitesh”.
Në SHBA që nga viti 1979 e deri tani askush nga presidentët e zgjedhur në SHBA nuk ka biseduar drejtpërdrejt me lider të Tajvanit, për të cilin qeveria e Pekinit thotë se është një ishull i lidhur me Kinën.
Biznesmeni me përvojë Trump, marrëdhëniet tregtare Kinë-SHBA i vlerëson me pikëpamjen e fitimit-humbjes
Trump në fushatën zgjedhore vazhdimisht ka akuzuar Kinën për vjedhje të mundësive të biznesit në SHBA. Biznesmeni 70 vjeçar Trump në kërkim të rrugëve që SHBA të negociojë më mirë në kuptimin ekonomik kundër Kinës, para se të përballet me kundërshtarin me idenë për një treg të lirë ai po përdorë sa më mirë opsionet (letrat) që ka në dorë.
Trump i cili do të marrë detyrën e presidentit më 20 janar nga presidenti Barack Obama, pavarësisht se në Twitter publikon deklarata që nevrikosin Kinën në lidhje me Tajvanin ai tani për tani nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-ve. Gjithashtu pavarësisht se ka një rrezik për nxitjen e një krize të mundshme mes SHBA-ve dhe Kinës, Trump edhe kur të krijohet kjo krizë nuk ndodhet në një pozicion për t’u marrë në konsideratë.
Koha do të tregojë se në çfarë mase do ti ndjekë Trump premtimet zgjedhore pas marrjes së detyrës së presidentit. Duket se është e pamundur që presidenti i ri të ndërmarrë lëvizje ekonomike kundër Kinës që është partneri tregtar më i madh i SHBA-ve dhe të ndërmarrë një rrezik i cili është afërsisht gjysëm trilioni dollarë.
Kina vitin e kaluar ka kryer eksporte të produkteve me një vlerë në 482 miliardë dollarë në SHBA. Ndërsa SHBA-të kanë kryer 116 miliardë dollarë ekpsorte me Kinën dhe ka dhënë një deficitit me 366 miliardë dollarë. Në tremujorin e parë të këtij viti Kina ka kryer 337 miliardë dollarë eksporte të produkteve në SHBA, ndërsa SHBA ka realizuar 80 miliardë dollarë eksporte në Kinë.
A mund të bëjë Trump një zgjedhje të ekonomisë së vetme të Kinës përballë ekonomisë së SHBA-ve?
Qeveria e Washingtonit për herë të parë kishte deklaruar pranimin e politikës së vetme që ndjek Kina pasi në vitin 1992 qeveria e Tajvanit dhe Pekinit arritën konsensus. Por që të dyja palët e komentojnë ndryshe “Kinën e vetme”, ku Trump me mesazhin e publikuar në Twitter “Presidenti i Tajvanit” e tregoi se mund të manipulohet komenti i ndryshëm në fjalë.
Presidenti Kinez Xi Jinping dhe lideri i Tajvanit Ma Ying-jeou u takuan për herë të parë vitin e kaluar pas 66 vitesh në Singapor. Nga pikëpamja e marrëdhënieve të përshkruara si “dy anët” apo “dy ngushticat” u panë si zhvillime pozitive.
Dy liderët, presidenti Kinez Xi Jinping dhe lideri i Tajvanit Ma Ying-jeou edhe para takimit vitin e kaluar në Singapor patën pozuar para gazetarëve duke shtrënguar duart me njëri tjetrin. Në një deklaratë para takimit Xi tha se “askush nuk mund të na ndajë. Ne jemi një familje”. Ndërsa lideri i Tajvanit Ma ka thënë se “Që të dyja palët duhet të respektojnë vlerat e njëri tjetrit”.
Pas publikimit të bërë nga Trump në shtypin kinez dolën shkrime kërcënuese kundër Tajvanit, shkrime këto të cilat kërcënonin për hapjen e luftës pa hezitim shkrime këto të cilat në mendje sollën krizën e përjetuar në vitet 1995-96. Washingtoni në vitin 1995, i dha vizë presidentit të Tajvanit Lee Teng hui, ku dhe qeveria e Pekinit këtë e vlerësoi si një hap të hedhur për pavarsinë e Tajvanit.
Qeveria e Pekinit në fund të vitit 1995 dhe në prag të zgjedhjeve të vitit 1996 lëshoi shumë raketa në ujërat territoriale të Tajvanit. Këto raketa ranë shumë pranë ishullit sa që mund të godisnin portet e Tajvanit, ishin një mesazh paralajmërues për Tajvanin.
Qeveria e Pekinit për ngjarjet në atë periudhë pretendonte se po kryente “testime të raketave”.
Ndërsa qeveria e Washingtonit, përballë këtij veprimi të qeverisë komuniste në 1996, për të mbrojtur Tajvanin vendosi në ngushticën e Tajvanit dy anijet USS Nimitz dhe USS Independence.
Trump për shkak të ngjarjeve në fjalë mes Kinës dhe Tajvanit po përpiqet të forcojë balancën e ndjeshme në favor të SHBA-ve. Trump i cili dëshiron të lë në një skaj Kinën nga pikëpamja ekonomike jep sinjalet se do të përdorë kartën e Tajvanit. Ndërsa në lidhje me deficitin me më shumë se 300 miliardë dollarë, Trump për të parandaluar lëvizjet e mundshme të Kinës ka nisur që tani kartën e Tajvanit.
“A na pyeti Kina teksa ndërtonte komplekse të mëdha ushtarake në Detin e Kinës Jugore?”
Teksa bota dhe Kina bisedën telefonike me lideren e Tajvanit dhe publikimet në Twitter i komentojnë si mungesë të përvojës politike apo mendime personale para marrjes së detyrës presidenciale, Trump ka vazhduar në të njëjtën mënyrë publikimet e tij.
Në një deklaratë të publikuar nga Twitteri i tij Trump ka thënë: “A na pyeti Kina neve teksa bënte zhvlerësimin e monedhës së saj, teksa zbatonte taksa të larta ndaj nesh, teksa hymë në tregun kinez apo teksa ndërtonte komplekse të mëdha ushtarake në Detin e Kinës Jugore?. Nuk besoj aspak”. Trump i cili politikën që ndjek SHBA kundër Kinës e trajton me logjikën fitim-dëm e ka treguar në mesazhin e publikuar në Twitter se nuk do të marrë leje nga qeveria e Pekinit për çështjet që i interesojnë Kinës.
Trump në fushatën para zgjedhjes si president i Amerikës akuzoi Kinën për manipulim të monedhës dhe se kishte vjedhur punët e vendit të tij.