Maqedonia edhe në vitin 2016 do të jetë rekordere për vdekjen e foshnjeve

Maqedonia edhe këtë vit do të jetë rekordere sa i përket vdekjes së foshnjeve. Edhe pse të dhënat statistikore ende nuk janë publikuar, disa ekspertë për Nova Tv thonë se vdekja e foshnjeve këtë vit, do të arrijë rekord prej 11 promil në 1 mijë foshnje të lindura, me çka është mesatarja më e madhe deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tre muajt e fundit në Maqedoni kanë vdekur 90 foshnje, numër i cili është dyfishë më i madh, në krahasim me vitin e kaluar.

Të dhënat me të cilat posedojnë Enti Shtetëror për Statistika, tregojnë se vdekja më e shpeshtë ndodh në javën e parë të lindjes, ndërsa si arsye më të shpeshta ekspertët i shohin, lindjen e parakohshme me 70%, anomalitë me 12%, infeksionet mes 5-7% dhe traumat e lindjes dhe arsye tjera./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu