Hoxhaj: Kosova s’ka pasur asnjëherë qeveri më të dobët sesa Qeveria Kurti

Sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kosova s’ka pasur asnjëherë “qeveri më të dobët sesa Qeveria Kurti në 100 ditët e para”.

Enver Hoxhaj, në një diskutim të organizuar nga Lëvizja “FOL”, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij për dialogun me Serbinë.

Dialogu Kosovë- Serbi mendoj që është një temë e cila nuk është popullore. Kjo është temë vitale për Kosovën. Nëse Kurti pretendon që më 15 qershor nuk do ta vazhdojë dialogun e vjetër, por do ta nisë një dialog të ri unë i them Kurtit atëherë sille një platformë të re, me qëllime të reja e anuloj ato marrëveshje”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur politikisht për dialogun.

Nuk është e përgatitur në rrafshin përmbajtjesor nuk ka platformë e çka më shqetëson më shumë është që nuk është e përgatitur në rrafshin diplomatik”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se nëse dialogu nuk përmbyllet, vendi mund të degradojë dhe mund të ketë vëmendje më të vogël në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, vizita e emisarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe e zëvendësndihmës sekretarit amerikan, Matthew Palmer, ka qenë për përgatitje për dialogun nga ana e Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë tema të mbyllura “dhe Kurti duhet t’i respektojë”.

“Se si do të duket marrëveshja finale mendoj që tashmë i takon Qeverisë. A mund të ndodhë gjatë këtij vitit? Nuk e di, por unë pres që në raport me këtë temë qeveria të jetë serioze. Në raport se si po sillet Qeveria tregon një paaftësi”, ka vazhduar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu