Partitë në pushtet duke e ndjerë humbjen e thellë që do ta pësojnë këtë të diel – duket se nuk mund të qetësohen nga ky fakt dhe janë lëshuar në ushtrimin e dhunës përmes bandave kriminale që janë të afërta me ata.
Vetëm para tre ditëve në fshatin Nikushtak të Kumanovës disa eksponentë të BDI-së të Çairit e kanë sulmuar fizikisht anëtarin e kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, dhe falë durimit të tij është shpëtuar situata që të mos kaloj në incident më të madh. Në kohën kur është sulmuar Rexhepi, aty afër ka qenë edhe një pjesëtarë i policisë i asaj zone, i cili është bërë se nuk sheh gjë. Jo më larg se pardje ka ndodhur një incident që në një institucion shtetëror disa eksponentë të BDI-së, të njohur për veprimtarinë e tyre të dhunshme, kanë shkuar dhe i kanë rrahur tre administrator shqiptarë në zyrën e drejtorit
Ndërsa mbrëmë ka ndodhur edhe një akt barbar e qyqar me çka janë thyer xhamat e këtij shtabi që e kemi pranë në Sllatinë. Dhe e gjitha nuk përfundon këtu kur kem parasysh provokimet e vazhdueshme që vijnë nga banditët e partisë në pushtet.
Ju bëjmë thirrje organeve komptente që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për zbardhjen dhe parandalimin e akteve të dhunës në procesin e zgjedhjeve, pasi kjo është në kundërshtimi me të gjitha parimet që u nënshkruan në Marrëveshjen e Përzhinos. Njëkohësisht shprehim zhgënjimin e thellë ndaj policisë e cila nuk parandalon asnjë rast të vetëm. Por, u bëjmë me dije se fitorja e madhe e Rilindjes me BESË është shumë afër, prandaj ftojmë shqiptarët që sa më masovikisht të dalin në zgjedhjet e 11 dhjetorit për të ndalur këtë të keqe të madhe që në ka kapluar të gjithë neve nga ky pushtet. Tashmë të gjithë e kanë të qartë se nuk ka forcë që e ndal vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë që janë rreshtuar me Rilindjen me BESË.
(Kumtesë nga Qendra për Informim e Lëvizjes BESA)