Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në intervistë për TV 21, tha se nuk i është hidhëruar ish kryeministrit Nikolla Gruevski për faktin se qeveria e tij e ka përgjuar atë dhe mijëra qytetarë të tjerë.
“Unë e kam ditur se përgjohem dhe nuk jam hidhëruar. As nuk do ti padis ato që kanë përgjuar”, ka thënë Ahmeti në TV 21.
Gjatë kësaj interviste, Ahmeti tha gjithashtu se nëse ai dhe Gruevski fitojnë zgjedhjet, BDI-ja do të shkojë në koalicion me VMRO-në.