Afrim Gashi nga “Rilindja me BESË”, në emisionin “Rruga Drejt” tha se çështja e zhvillimit ekonomik të shqiptarëve është një nga prioritetet me të larta të BESËS. “E kemi marrë barrën ta ndryshojmë gjendjen ekonomike të shqiptarëve. Ne jo vetëm që do të insistojmë të bëhet barazimi i dy etnive në asketin ekonomik, por duhet të stimulohet ekonomia shqiptare, me fuqi plus. Ne besojmë se njerëzit të cilët do të udhëheqin me sektorët ekonomike që do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin.”, tha Afrim Gashi duke shtuar se ata tani më kanë bashkëpunim me një kompani sllovene me të cilën do të mund t tërheqin investitorë të huaj dhe ndihmojnë në zhvillimin e zonës 2, ku dhe ai është bartës liste.