Nga: Afet Jashari
Tani që veç kanë filluar bisedimet nëpër partitë politike se kush dhe cilët do të jenë kandidatë të mundshëm për kryetar komunash, askush nuk flet për kapacitetet me kuadër dhe aspektin financiar të njësive lokale, sidomos të atyre shqiptare.
Nëse e analizojmë procesin prej kur ka filluar decentralizimi dhe formimi i komunave të reja, te njësitë lokale ku kryetarët kanë qenë shqiptarë, nuk është formuar asnjë institucion lokal i sferës së kulturës, arsimit, etj., edhe pse në bazë të ligjeve të reja dhe procesit të decentralizimit, janë të obliguar.
Kjo është edhe arsyeja se pse komunat shqiptare nuk mund të thithin para nga buxheti shtetëror dhe ndërkombëtar në forma institucionale. Nga viti 2004 deri më tani, faktet në terren tregojnë se nga ana e komunave, sidomos atyre ku kryetarët kanë qenë shqiptarë, nuk është themeluar asnjë muze, bibliotekë, pallat kulture e të ngjashme, për të cilat me një ndryshim ligjor mund të jenë pjesë e dotacioneve që u jepen njësive lokale. Në tabelën e mëposhtme e kemi gjendjen faktike të procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Punonjësit e transferuar nga institucionet publike na nivelin lokal
Nga kjo tabelë mund të vërejmë se përveç transferimit nga niveli qendror në atë lokal, procesi i themelimit të institucioneve lokale por edhe marrja e kompetencave në nivel lokal, sidomos te komunat me popullsi shqiptare asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim. Ligji i financimit të njësive të vetëqeverisjes lokale parashikon disa instrumente të mundshme të financimit si: transferimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar, grante të destinuara, bllok grante ose programe specifike, grante kapitale etj .
Për momentin, në Maqedoninë e Veriut nga procesi i decentralizimit të ardhurat publike nga niveli qendror në atë lokal janë 3 për qind. Decentralizimi ishte planifikuar si një instrument për të forcuar kapacitetin me kuadër dhe financiar të komunave.
Para se të filloni fushatën, është mire të rishqyrtoni dhe të mos premtoni shumë për arsye se, pa planifikim dhe pa institucione gjithmonë do të jenë pa buxhet dhe pa zgjidhje të përhershme.