Sot përfundon fushata zgjedhore

Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e përfundojnë fushatën zgjedhore me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës.

Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga Lidhja demokratike do të mbajë tubim  në sheshin në “Leptokaria”, ndërsa Koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, do të mbajë takim me qytetarë në Komunën Prilep. dhe tubim në Manastir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu