Edhe pak orë na ndajnë nga heshtja zgjedhore e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, partitë politike ditën e sotme mbajnë tubimet e tyre përmbyllëse 48 orë përpara datës së zgjedhjeve, transmeton InfoShqip.
Kjo fushatë, ndryshe nga të mëhershmet, është karakterizuar më e nxehtë, më intenzive, kjo për faktet se kemi grupime dhe formacione të reja në skenën politike, dhe situata e pashembullt politike në vend ka bërë shumë enigmatike datën e 11 dhjetorit.
Ditën e diel, qytetarët e Maqedonisë do votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vendit, pas një krize të gjatë, këto zgjedhje, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, janë cilësuar si më të rëndësishmet që nga themelimi i Maqedonisë si shtet./InfoShqip.com