Ismail Sinani pyet Berat Buzhalën: Çfarë gazetari je kur nuk i verifikon informatat?! Je një reketar i kohës moderne

Vazhdojnë ofendimet e kryeredaktorit të gazetës “Express”, Berat Buzhala në drejtim të televizionit Shenja në Maqedoni. Madje ky i fundit në rrjetin social facebook ka publikuar një lloj kërcënimi të gjoja djalit të pronarit të TVShenjës në adresë të tij se do ta djeg të gjallë nëse vazhdon të ofendoj babain e tij, shkruan Almakos.

“Ky personi në foto është djali i pronarit të Televizionit Shenja në Maqedoni. Po thotë se “ka me më djegë të gjallë”, pse ia kam ofendu babën e tij. Realisht unë nuk mendoj që e kam ofendu, veç e kam dhënë një opinion timin, se TV Shenja është nje media që e përkrah Lëvizjen BESA dhe se ka sfond religjioz.
Dëshiroj veç me e tregu gatishmërinë e tyre për me qenë trima më shqiptarë, ama nuk e kam pa këtë gatishmëri me Gruevskin.
Sido që të jetë, këtë kërcënim të Mentorit do ta dorëzoj në polici, edhe në Kosovë edhe në Maqedoni.
Vëllezërve në Maqedoni ju dëshiroj sukses në zgjedhje. Seriozisht në telashe janë”, ka shkruar Berat Buzhala në rrjetin social facebook.

Ndaj kësaj ka reaguar kryeredaktori i TV Shenjës, Ismail Sinani, i cili i quan shpifje informacionet se pronar i Shenjës është babai i djalit të cilin pretendon se e ka fyer, por se pronari i vërtetë i Shenjës është Media World News. Ndërsa me plasimin e këtyre informacioneve(shpifjeve) të Buzhalës sipas Ismailit vërehet qartë joprofesionalizmi i tij si gazetar, pasi nuk i verifikon faktet para se ti publikojë.

“Berat Buzhala vazhdon të shpifë në stilin e tij. Ai me fushatën e filluar prej disa ditësh kundër SHENJA-s, po dëshmon se është një reketar i kohës moderne, i cili shfrytëzon median për përfitime personale. Po e shoh se sonte përsëri ka përmendur TV SHENJA-n duke aluduar se personi që e ka kërcënuar është djali i pronarit të medias sonë. Si gazetar që duhet të jetë, e që në fakt po shihet qartë se nuk është, ai të paktën që është dashur ta bëjë, ka qenë verifikimi i fakteve për të parë se kush në të vërtetë është personi në fjalë, që thotë se e ka kërcënuar. Por, me që nuk i është rrekur kësaj pune, edhe unë si drejtues i TV SHENJA-s, më duhet ta paralajmëroj se po shpif edhe atë në mënyrë të turpshme. Pronar i TV SHENJA, është Media World News. Kaq për ty Berat Buzhala”, kështu ka qenë reagimi i kryeredaktorit të TV Shenjës, Ismail Sinanit.

Ndryshe para disa ditësh Berat Buzhala në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ka akuzuar televizionin Shenja si përkrahëse e Lëvizjes BESA, dhe që kanë koncept religjioz të funksionimit./Almakos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu