Hy në fuqi heshtja zgjedhore, të dielën votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore 20 ditëshe dhe se hyn në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Të shtunën apo më 10 dhjetor do të votojë diaspora, të sëmurët, të burgosurit dhe personat nën arrest.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë.

Për të votuar në diasporë janë regjistruar 20.573 qytetarë, ndërsa në Listën e posaçme janë regjistruar 230.122 persona, të cilët janë me punë të përkohshme jashtë vendit.

Votimi nesër zbatohet edhe për 2.015 persona të burgosur dhe persona në arrest. Do të votojnë edhe 13 të zhvendosur.

Për zgjedhjet parlamentare të nënta, në Listën zgjedhore për të votuar mbi 1,7 milionë votues me të drejtë vote.

Zgjedhjet do të zbatohen në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore dhe në 46 njësi në diasporë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu