Pasaportat bullgare po zbrazin Maqedoninë Lindore (VIDEO)

Fshati Smollari i komunës së Novo Sellës në rajonin e Strumicës dikur kishte 659 banorë, ndërsa tani aty jetojnë afër 250.

Ata që kanë ngelur aty thonë se fshati po boshatiset, ndërsa po ngelen shtëpitë e bukura pa banorë.

Banorët thonë se për shkak të pa perspektivës dhe papunësisë, fshati ka ngelur vetëm me të moshuar, pasi që shumica e të rinjve janë larguar.

“Në vitin 2002 banorët kanë filluar të largohen me dëshirë, sepse këtu nuk ka ekzistencë për jetë. Shkojnë të rinjtë, por edhe të gjitha gjeneratat në Bullgari, luten, japin para për të marrë pasaportë bullgare që të mund të largohen në Itali, Austri ose në Zvicër”, u shpreh Zllatano Boris, banor.

Mitko Georgiev një nga te rinjtë e pakt qe ka mbetur ne fshat thotë se shokët e tij janë larguar dhe vazhdojnë te largohen ku me mall tregon shtëpitë e shokëve te tij te cilit ka kohë qe nuk janë kthyer.

Ai tregon edhe fushën e sportit ku me herët me shokët e tij luanin por tani ajo ka mbetur vetëm një kujtim i mirë në mendjen e Mitkos.

“Kemi njerëz që nuk jetojnë në këtë shtëpi, pastaj në atë më poshtë, e atje janë një, dy, tre shtëpi në të cilat nuk jeton askush. Gjithashtu, edhe këtu lartë ka një shtëpi. Domethënë, në të gjithë rrethinën ku gjendemi vetëm në dy shtëpi jetojnë njerëz. Pastaj, në ato shtëpi me fasadë roze dhe verdhë nuk ka askush, të gjithë janë jashtë vendit. Në përgjithësi, nëse e shohim të gjithë fshatin, nga 7 shtëpi vetëm në njërën prej tyre ka njerëz, sepse të gjithë janë migruar”, tha Mitko Georgiev.

Kjo ulje drastike e banorëve ka ndikuar edhe në uljen e numrit të nxënësve në shkollën e fshatit.

“Në kohën time këtu në Smollare kanë mësuar nxënës të 3 fshatrave nga Drazhevo, Konjara e vjetër, dhe Smollare në kohen time 1 paralele kishte afër 30 nxënës tani në gjitha 6 paralelet mësojnë gjithsej 15 nxënës, shtoi Georgiev.

Ikja masive nga vendi ka përfshirë edhe shumë të rinj, mes tyre edhe Marko Cvetkov, 25 vjeçari nga Shkupi, që rrëfen historinë e tij se përse dhe si u largua jashtë vendit.

Marko Cvetkov është një 25 vjeçar që tani jeton në Shtutgard të Gjermanisë dhe përmes një video na tregon arsyet pse emigroi, dhe si arriti të vendoset në vend të huaj.

“Përshëndetje unë jam Marko jetoj në Gjermani Shtutgard por jam nga Shkupi Maqedonisë, pse unë jetoj në Gjermani atëherë është kështu. Unë kamë punuar afër 4 – 5 vjet në Maqedoni në disa firma, rroga ishte e ulët afër 200 euro 15 mijë denar deri në 18 mijë denarë maksimumi. Dhe me këto para çfarë të bëjë më përpara rrymën, telefonin që donë të thotë nuk i ke të gjitha parat për ti paguar gjitha faturat. Dhe çfarë bëra unë, vendosa të marr pasaportë të Bulgarisë”. Mora pasaportë të Bulgarisë dhe erdha këtu në Gjermani fillova të punojë ja tash 3 vjet unë punojë këtu, që donë të thotë se ka një ardhmëri për një jetë më tutje. Nëse do të kishte tek ne një të ardhme të mirë dhe të kishte rrogë të mirë, unë do të rija në Maqedoni. Të gjithë të rinjët po largohen jashtë shtetit për një jetë më të mirë. Unë kamë 25 vjet afër 3 vjet jam këtu punojë dhe është shumë mirë deri sa jam kështu mirë nuk do të kthehem për 40 vjet vetëm nëse do të përmirësohet standardi Maqedonisë që të ketë jetë më të mirë dhe rrogë më të lartë atëherë do të isha kthyer”, tha Cvetkov.

Sipas sociologut Ali Pajaziti, ikja e të rinjve viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas tij, nga vendi po largohen edhe resurset që i duhet këtij vendi, siç janë kuadrot e mirëfillta me arsimim të lartë.

“Një prej arsyeve kryesore pse popullata jonë në veçanti popullata rinore që po braktis Republikën e Maqedonisë dhe Ballkanin në përgjithësi është defetizmi socialë ose humbja e shpresave për një ardhmëri më të mirë këtu në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Ali Pajaziti, Sociolog.

Ish-drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Donço Gerasimovski thotë se shumë fshatra janë boshatisur dhe se po rrezikohet mbetja e tyre pa asnjë banorë.

“Edhe shteti edhe faktorët e dinë në Maqedonia është vend që njihet prej së kaluarës, se popullata mjaft ka emigruar jashtë. Por, sidomos periudhën e fundit, respektivisht gjatë dy-tre dekadave të fundit gjithnjë e më shumë rritet numri i shtetasve të Maqedonisë që po largohen nga vendi. Viteve të fundit, mërgimet janë realizuar më shumë përmes marrjen e nënshtetësisë bullgare, veçanërisht në komunat e Berovës, Dellçevës Pehçevës, Makedonska Kamenicë, Koçan, në komunën e Strumicës, Novo Sellë, ku në numër më të madh maqedonasit kanë kërkuar nënshtetësi bullgare, dhe me këtë automatikisht ata marrin edhe pasaportë bullgare. Për periudhën e fundit nuk kemi të dhëna megjithatë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002 147 vendbanime në R.M janë shpërngulur në 160 vendbanimet në vendbanimet që janë shpërngulur ka pasur deri në 10 banorë. A mund të imagjinoni pas 15 viteve se si është situata sot”, tha Donço Gerasimovski, ish drejtor i entit shtetëror për statistika.

Në webfaqen e ambasadës së Bulgarisë shihet qartë interesimi i madh i qytetarëve të Maqedonisë për të marr nënshtetësi Bulgare.

Në muajin shkurt të këtij viti para qeverisë së Maqedonisë qytetarët protestuan në një mënyrë të veçant ku vendosën me mijëra kundra boshe , para qeveris në shenjë proteste sepse të rinjtë po largohen nga vendi.

“Jemi këtu për të treguar se sa qytetarë janë larguar nga vendi 600 mijë qytetarë që tani vetëm se janë numra oficiale të qytetarëve që janë larguar nga vendi në këto 10 – 20 vitet e fundit. Kjo është e tmerrshme. Sepse 600 mijë persona Shkupi i ka pasur në vitet 90-ta kjo do të thotë që ky numër është shumë i madh. Kjo është sikur të 90-tat ta kishe hequr të gjithë qytetit respektivisht të gjithë Shkupin”, tha Nikolla Pizarov.

Banka Botërore viteve të fundit ka dal me një raport duke theksuar se deri në fund të vitit 2013 nga vendi janë larguar mbi 600 mijë qytetarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu