“AT&T” ka filluar të realizojë ëndrën 5G për përdoruesit e saj, duke bërë që 5G shumë shpejt të jetë një realitet i prekshëm për masën e gjërë.
Megjithatë, interneti 5G pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë pas vitit 2020. “AT&T” po shpërndan për herë të parë një linjë të tillë për të testuar problemet që mund të hasen gjatë konfigurimit të aparateve celularë.
Këta klientë do të testojnë videokonferenca “live” në një rezolucion 4K si dhe shërbimin e internetit për të parë se di do të jenë përgjigjet e para nga ky testim.
Përmes një deklarate për shtyp, kompania thotë se ky është një hap i rëndësishëm për të sjellë për të gjithë për herë të parë internetin me shpejtësinë e jashtëzakonshme 5G./albeu.com/