Maqedoni: Nëse i bëni këto veprime gjatë zgjedhjeve, do të dënoheni me burg ose me para

Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor të 11 dhjetorit të këtij viti, njofton Portalb.

Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim.

Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro.

Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.

Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu