Sipas informacioneve të vëzhguesve dhe koordinatorëve rajonal janë hapur të gjitha vendvotimet ku MOST ka vëzhgues të saj, transmeton TetovaSot.
Vendvotimi numër 1036 në komunën e Kumanovës, ashtu si raportoi portali TetovaSot është hapur me 15 minuta vonesë. Vendvotimi numër 2210 në komunën e Velesit është hapur me 30 minuta vonesë për shkak të asaj se nuk ka pasur energji elektrike.
Deri më tani MOST ka vërejtur në komunën Radovish se si një votues e ka fotografuar fletëvotimin me telefon. Bordi zgjedhor nuk e ka parë dhe nuk ka reaguar.
komunën Gjorce Petrov, ku një votues e ka fotografuar fletën e votimit. Është thirrur policia.