Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Ministria e Punëve të Brendshme, u konfirmua se janë arrestuar më shumë aktivistë të BDI-së, kryesisht në Shuto Orizarë. Zyrtarët e MPB-së thanë se aktivistët janë arrestuar në më shumë raste, ndër tjerash: -Në Shuto Orizarë është vërejtur një veturë pa targa, ku në vend të tyre ka pasur mbishkrimin “VOTO BDI” -Gjithashtu në Shuto Orizarë, disa persona kanë shëtitur nëpër korridoret e vendvotimeve në shkollën fillore “26 Korriku”, të cilët kanë bërë thirrje për të votuar BDI-në -Një makinë Hummer është vërejtur në ora 08:30 në Brezë, ku personat që gjendeshin në këtë makinë, ofronin para për vota. Gjithashtu, kjo makinë është vërejtur edhe në Butel, dhe forcat policore janë vënë në kërkim të sajë.