Berisha për Yuri Kim: Foli si Enver Hoxha, albanofobe e pandreqshme

Ish kryeministri Sali Berisha këtë të enjte në një deklaratë për mediat është shprehur se kërkesa e ambasadores amerikane Yuri Kim për qëndrimin e tij jashtë kuvendit është pa fakte kundër tij. Ai e ka quajtur edhe një albanofobe të pandreqshme ambasadoren amerikane.

Berisha tha:

“Në veçanti ky vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të ndryshimit të kufijve të Kosovës. Por pavarësisht nga këto nuk kam ngritur padi ndaj vendimit politik, është e drejtë e Blinken për të vendosur kush hyn dhe jo në vendin tij. Kam ngritur padi kundër shpifjeve. Karakterin e këtij vendimi politik e provon kërkesa publike e Yuri Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos pasur asnjë fakt, provë apo dokument përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobë të pandreqshëm. Shpreh besimin tim të plotë te paanësia e gjykatës, dhe garantoj shqiptarët se nuk ka asnjë institucion që të vërtetojë ndonjë fakt korrupsioni për Sali Berishën.”– u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu