Petkoviq: “Trepça” është krenaria jonë kombëtare në krahinën tonë jugore

Kryetari i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në Ditën e Minatorëve ka uruar minatorët e Kosovës, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e minierës së “Trepçës”, sikurse edhe minatorët nëpër Serbi.

Në urimin e tij, Petkoviqi ka thënë se “Trepça” është krenaria e Serbisë.

“Kombinati minerar-metalurgjiko-kimik ‘Trepça’ ishte dhe mbetet një faktor dhe mbështetje domethënëse e energjisë, zhvillimit ekonomik dhe përparimit të përgjithshëm të pjesës veriore të Kosovës dhe Metohisë, por edhe të krahinës në tërësi. ‘Trepça’ është krenaria jonë kombëtare me pasurinë minerale të krahinës sonë jugore dhe potencial i pashmangshëm strategjik dhe udhëheqës në rrugën drejt një jete dhe standardi më të mirë të jetesës së popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, u shpreh Petkoviqi.

Ai, duke iu drejtuar minatorëve, tha se është i sigurt që në të ardhmen, “si gjithmonë, do të jeni gati t’u përgjigjeni të gjitha sfidave dhe tundimeve dhe në bashkëpunim me subjektet e tjera ekonomike dhe projektet me rëndësi kapitale për Kosovën dhe Metohinë, por edhe për vendin në tërësi, të siguroni shpresë për mirëqenien e përgjithshme, por edhe inkurajim për popullin serb për të qëndruar dhe mbijetuar në Kosovë dhe Metohi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu