Dje rreth orës 18:30, një 60 vjeçar me inicialet B.M është ndaluar në Departamentin e Punëve të Brendshme në Dibër, ai u gjet në një fushë të djegur në zonën e fshatit Bomovë-Dibër i cili edhe më herët ishte ndaluar nga një patrullë policore, në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikjes dhe pjesëtarët e Policisë Pyjore nga Dibra, transmeton InfoShqip.
Patrulla filloi menjëherë shuarjen e zjarrit, i cili preku lisin dhe drurët e akacies, si dhe bimësinë me rrënjë të ulët.
“Në koordinim me Prokurorin Publik, personi është ndaluar në stacionin policor dhe do të ngrihen kundër tij akuza sipas nenit 227 për shkaktimin e një zjarri në pyll sipas Kodit Penal” – thonë nga Ministria e Brendshme./InfoShqip.com