Angjelkoviç: E pabesueshme që Kurti mundet të sfidojë Amerikën. Nëse Amerika nuk reagon, atëherë problem na bëjnë amerikanët dhe jo Kurti

Marrëveshja nga Shtëpia e Bardhë mbetet shkronjë e shuar për shkak të obstruksionit të kryeministrit të Kosovës Kurti, shkruan “Novosti”, duke shtuar se Beogradi po pret reagimin e vendosur të perëndimit, para së gjithave të ShBA si nënshkruese e marrëveshjes, gjë që Kurti po e minon vazhdimisht jo vetëm atë por edhe marrëveshjen e Brukselit.

Nëse ky reagim mungon do të jetë e qartë se Kurti “nuk na qet kripë”, por ka mbështetje të fshehtë nga kreatorët e pavarësisë së Kosovës, shkruan “Novosti”.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç konsideron se kjo është test edhe për Brukselin edhe për Uashington.

“Kurti ose i poshtëron ata ose ata ‘luajnë’ me te që të mashtrojnë Serbinë. Nëse me të vërtetë mendojnë seriozisht atë çka u tha në marrëveshjet e Brukselit edhe Uashingtonit, atëherë këto fuqi janë të obliguara të bëjnë presion në Kurtin. E pabesueshme që ai mund të sfidojë Amerikën, më parë do të thosha se kjo është e mundshme me pranimin e heshtur të ShBA-ve”, tha Angjelkoviç.

Ai konsideron se ish-presidenti Tramp qartë kishte synim të bënte diçka, ndërsa tash do të shohim nëse administrata Biden do të heq dorë nga kjo, edhe pse u deklarua për përmbushjen e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Nëse Amerika nuk reagon për shkak të sjelljes së Kurtit, atëherë problem na bëjnë amerikanët dhe jo kryeministri i Kosovës”, tha Angjelkoviç.

Për diplomatin e dikurshëm Zoran Milivojeviç po ashtu nuk ka dilemë se Kurti ka mbështetje të mentorëve të ndryshëm perëndimor për pavarësinë e Kosovës.

“Ai nuk do të sillej kështu, nëse nuk ka mbështetjen e heshtur. Sepse në Uashington nuk ka pasur reagime ndaj mos respektimit të marrëveshjes që direkt e kanë nënshkruar Kosova me ShBA. Së shpejti bëhet përvjetori i marrëveshjes së Uashingtonit dhe do të shohim a vlen ende apo nuk vlen”, tha Milivojeviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu