Presidenti i PSG-së Nasser al-Khelaiff në Shqipëri! Bisedimet e ‘fshehta’ në brigjet e Jonit, kë do bëjë pjesë të skuadrës më të fortë në botë?

Transferimi i Lionel Messit nga Barcelona te PSG ishte lajmi kryesor i javës. Presidenti i PSG-së ka ndjekur këtë kalim të bujshëm nga Shqipëria. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Nasser al-Khelaiffi ndodhej në territorin shqiptar deri përpara disa ditësh, kohë që përkon me ‘divorcin’ e Messit dhe me blerjen e tij nga PSG-ja e Francës.

Khelaiffi mësohet se ka qënë duke shijuar disa ditë në bregdetin shqiptar. Sërish burime për Dosja.al tregojnë që presidenti i PSG-së u takua me një person i cili do të jetë blerja më e fundit e skuadrës. Dhe jo nuk bëhet fjalë për një transfertë të një futbollisti.

Ndërkohë në Francë po bëhet ‘nami’ me blerjen më të re të skuadrës që ai zotëron. Sot ai ishte në një konferencë përkrah blerjes së tij më të re Lionel Messit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu