Qeveria i shton edhe dy festa zyrtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka paraqitur mendimin e qeverisë së Kosovës lidhur me nismën legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fetat zyrtare.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar mendimin e qeverisë që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë”, tha Kurti.

Këto dy propozime të Qeverisë do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar mbledhjen e 24-të në të cilën ka miratuar dokumente dhe vendime të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu