“E bindi Perez të largonte Messin”, reagon presidenti i Real Madrid: E pamundur

Polemika të shumta në Spanjë. LaLiga po përplaset me klube si Real Madrid dhe Barcelona, ndërkohë që sot edhe Federata Spanjolle e Futbollit i ka dalë kundër për shitjen e aksioneve te CVC, duke deklaruar se nuk është e ligjshme diçka e tillë.

Para pak ditësh, Jaume Llopis, ish-anëtar i bordit te Barcelona, u shpreh se Ferran Reverter ishte ndikuar nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, që të bindte katalanasin Laporta të mos pranonte marrëveshje e LaLiga me CVC.

Llopis nuk ishte mjaftuar me kaq, pasi bënte me faj edhe Perez për largimin e Messit nga Barcelona. “Laporta ishte nën presion nga CEO i tij dhe atë e bindi Florentino Perez. Ata e bindën presidentin që ta largonte Messin dhe të mos nënshkruamë LaLiga me CVC”, ishte shprehur Llopis.

Perez nuk e ka përtypur dot diçka të tillë dhe ka reaguar: “Është e pamundur që të kem ndonjë ndikim në transferimin e Messit, apo në ndonjë vendim tjetër të Barcelonës.

Gjithçka është e pavërtetë në lidhje me atë që thuhet se unë kam miqësi me drejtorin ekzekutiv të Barcelonës, Ferran Revertet, një njeri që e kam parë vetëm dy herë në jetën time.

Me të jam takuar katër muaj më parë dhe të shtunën pas takimit të Barcelonës me Juventusin. Shpresoj që Jaume Llopis të korrigjojë deklaratat e tij, që nuk përputhen me realitetin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu