Reagimi befasues i Rita Orës kur konkurrentja në “The Voice Australia” këndon këngën e saj në audicionet e fshehura

Konkurrentja e “The Voice Australia”, Abbey Green, mahniti si trajnerët e shfaqjes ashtu edhe shikuesit kur ajo interpretoi hitin e Rita Orës “How To Be Lonely” në audicionet e fshehura.

Australianja 23-vjeçare pranoi se ishte nervoze për interpretimin e këngës, duke qenë se Rita është një nga katër anëtaret e jurisë së spektaklit të talenteve, shkruan DailyMail.

“Potencialisht, emocionet e mia mund të prishin të gjithë performancën. Ka shumë presion atje”, tha ajo para shfaqjes së saj.

Ajo shtoi: “Unë thjesht shpresoj se mund t’i tërheq spektatorët dhe ta performoj sa më mirë”.

Por zgjedhja e saj e guximshme e këngës u pagua, pasi publikue duartrokiti dhe të katër anëtarët e jurisë kthyen karrigen për të.

Keith Urban ishte aq i impresionuar nga performanca e Abbeyt saqë ai ‘bllokoi’ Ritën, 30 vjeçe, nga rrotullimi i karriges përmes butonit që ia mundëson këtë.

“Tingëllove e pabesueshme! Faleminderit shumë që këndove këngën time”, i tha këngëtarja shqiptare konkurrentes së re, pasi ajo përfundoi interpretimin e saj.

Para se ajo të dilte në skenë, disa fansa pranuan se ishin skeptikë nëse Abbey mund të arrinte të bindte jurinë për të kthyer karriget.

“Kënga e Ritës? Vërtetë? Haha”, shkroi një fans i “the Voice Asutralia” në Twitter, ndërsa një tjetër shkroi: “E rrezikshme duke kënduar një këngë të Rita Orës…ka vetëm një Rita”.

Por Abbey e vërtetoi veten pasi realizoi një interpretim mahnitës të këngës hit të vitit 2020.

“Abbey ishte e mrekullueshme. Kënga e Rita Orës është aq e vështirë për t’u kënduar”, shkroi në Twitter një shikues i impresionuar.

Ndërkohë një tjetër fans shkroi: “Kjo nuk është një këngë e lehtë për tu kënduar, vajza ka talent”.

Edhe vet Rita e impresionuar nga konkurrentja që këndoi këngën e saj në audicione, u shpreh: “E di, ka kaq shumë fjalë në këtë këngë, çdo herë që e këndoj në jetën time, nuk mund të marr frymë – kjo është e vërtet. Uau ti tingëllove e pabesueshme”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu