Strehimi i afganëve, diplomati amerikan falenderon në shqip: Besa dhe bujaria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mirënjohjen për Shqipërinë për strehimin e afganëve, ndërsa diplomati amerikan me përvojë Derek Mitchell në një postim në rrjetet sociale ka falënderuar në shqip.

“Në përputhje me traditën e saj të “Besës”, Kryeministri i Shqipërisë @ediramaal njoftoi dje gatishmërinë e tij për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët që përballen me dhunën talebane. Populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë. Faleminderit nga zemra” shkruan ai.

Më parë ka qenë Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright që falënderuan Shqipërinë për pranimin e afganëve, një pjesë e të cilëve do të qëndrojnë në Qytet Studenti, ku gjithçka është bërë gati


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu